Data e lindjes : 1 Janar 1997
Vendlindja: Junik, Kosovë
Shkollimi: Universitar
Drejtimi: Menaxhim i Burimeve Njerzore
Gjuhë të huaj: Angleze
Tel : +383 46 106 286
E-Mail: vjollca.qestaj@rks-gov.net
Kompetencat e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa janë:
Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projektbuxhetit, para paraqitjes së tij në Komitetin për Politike dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës;
Plani dinamik i realizimit të projekteve dhe alokimit të mjeteve për zërat buxhetorë;
Planifikimi i pasqyrës së rrjedhjes së parasë së gatshme;
Ofron këshilla profesionale për organet komunale lidhur me menaxhimin e buxhetit;
Mbikëqyrja e procedurave dhe shpenzimit të mjeteve buxhetore;
Pranimi i raporteve mujore për dinamikën e realizimit të projekteve nga drejtoritë dhe nga Zyra e prokurimit;
Përgatitja e raporteve buxhetore, sipas nevojës.
Harton projekt-rregulloret komunale për çështje financiare;
Udhëheqja e çështjeve financiare;
Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve vjetore financiare;
Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit;
Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit;
Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit të organeve komunale;
Planifikon, përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale të subjekteve të caktuara në Komunë, shkallën e ngarkesës, tarifën nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave komunale.
Planifikimi i të hyrave vetanake të Komunës;
Evidencimi i të gjitha të hyrave tjera.
Drejtoria për Buxhet dhe Financa operon me dhjetë punëtorë të ndarë në këta sektorë :
Sektori për Buxhet
Sektori për Financa
Sektori i Tatimit në Pronë
Sektorin për Buxhet e përbëjnë këta zyrtarë: Shefi i sektorit-Zyrtari shpenzues, Zyrtari Çertifikues dhe Aprovues i shpenzimeve.
Sektorin për Financa e përbëjnë këta zyrtarë : ZKF, Zyrtari Zotues dhe Zyrtari për të hyra .
Sektorin për Tatim në pronë e përbëjnë këta zyrtarë : Menaxheri i Tatimit në Pronë, Operatori për futjen e të dhënave, Anketuesi dhe Zyrtari për vlerësimin e pronës së paluajtshme.