Data e lindjes: 16 Nëntor 1997
Vendlindja: Junik, Kosovë
Shkollimi: Universitar
Drejtimi: Juridik
Gjuhë të huaj: Angleze
Tel : +383 46 106 300
E-Mail: leonora.m.shehu@rks-gov.net
Kompetencat e Drejtorisë të Administratës së Përgjithshme janë:
Është përgjegjës për fushën administrative për tërë Komunën e Junikut;
Koordinon dhe menaxhon me ofrimin e shërbimeve dhe është përgjegjës rreth zbatimit të legjislacionit në fuqi në kuadër të pushtetit lokal;
Drejtoria e Administratës është përgjegjëse që të hartojë, planifikojë,mbikëqyrë dhe menaxhojë me buxhetin dhe financat e Drejtorisë.
Drejtoria e Administratës është përgjegjëse për implementimin e Rregullores mbi Shërbimin Civil 2001/36 dhe Urdhëresën administrative 2003/02;
Drejtoria është përgjegjëse për hartimin, menaxhimin dhe implementimin e Projekteve sa i përket Drejtorisë të Administratës dhe po ashtu ofron shërbime të nevojshme administrative në këtë sferë
ushtron përgjegjësitë që i epen me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës dhe Aktet tjera nënligjore;
udhëheqë me bibliotekën ligjore;
udhëheqë me Qendrën për shërbime të qytetarëve,
mirëmbajtja e teknologjisë informative;
udhëheqë shërbimin e përkthimeve në gjuhët zyrtare;
kujdesi për shërbimet postare, recepsionistin-informues për drejtim të palëve nëpër zyrat e Administratës Komunale,
shërbimet e sigurimit dhe mirëmbajtjen e objektit-ve,
shqyrton me shërbimet përkatëse paraprakisht peticionet drejtuar Komunës, ( bënë vlefshmërinë e tyre në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës, Ligjin për Transparencën dhe Rregulloren Komunale për Transparencën), si dhe del me propozime konkrete në Kuvend;
mbikëqyrë punën e Zyrës për pranim dhe shpërndarje të mallit, shërbimeve dhe të depos;
organizon logjistikën që përfshinë përgjegjësitë si: transportin (veturat zyrtare, menaxhimin e tyre);
menaxhimi i pasurisë në kuadër të drejtorisë së Administratës së Përgjithshme;
harton planin – listën e shenjave të klasifikimit të organeve komunale;
harton planin për rregullimin dhe arkivizimin-asgjësimin e vulave;
formon komisione ad – hoc për çështje që rrjedhin nga kompetencat e drejtorisë.