Gjimnazi “Kuvendi I Junikut” sot kremtoj 11 vjetorin e themelimit të Gjimnazit dhe 107 vjetorin e Kuvendit të Junikut.
Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi uroj nxënësit dhe mësimdhënësit duke i përgëzuar për sukseset e arritura gjatë këtij viti dhe vlerësuar lartë përkushtimin për punë. Kryetari u zotua për përkrahje të vazhdushme nga komuna e Junikut në ngritje të cilësisë dhe dinamizimin e sukseseve të institucioneve shkollore të Junikut, duke kujtuar sakrificën dhe kontributin ndër breza për një shoqëri mire të arsimuar dhe me respekt të lartë duke kujtuar veprën dhe kontributin e mësimëdhënësit tashmë të ndjerë Abaz Krasniqi që sot ju mungoj kolegëve dhe nxënësve në këtë ditë kremte.
Dita e Shkollës u përcoll me një program kulturo-artistik të përgaditur nga nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi I Junikut”.