Me 24.06.2018 , nën patronatin e Kryetari të Komunës së Junikut, në bashkëpunim me “MTB Gjakova”, u organizua për herë të tretë gara me Biçikleta “Downhill Gjeravica 2018 – Edicioni i tretë”.
Ky aktivitet përpos karakterit garues ka edhe karakter promovues të Turizmit malorë në Komunën e Junikut.
Në këtë eveniment morën pjese një numër i madh i garuesve nga mbare trevat shqiptare duke u lëshuar nga bjeshkët më të bukura në rajonin e Dukagjinit siç janë bjeshkët Gjeravicës dhe maja e Gjeravicës.
Edhe pse numri i garuesve ishte i madh, vendi i parë i takoj Miridon Vllasaliut i cili arriti në kohë: 04:01.81, vendi i dytë i takoj Bledar Dinaj me kohë : 04:11.77, ndërsa vendi i tretë i takoj Idel Sylaj 04:12.13