Sot në pran të kryetarit të komunës, qytetarëve të Junikut, familjarëve të të ndjerit, është përuruar lapidari i veteranit Naim Goçi, i cili një vit më parë ndërroj jetë në moshë të re pas një sëmundje të rëndë.
I ndjeri ishte atdhetar i shquar dhe luftëtar i madh i cili morri pjesë qysh në celulat e para të UÇK-së në Junik duke luftuar armikun shekullor deri me përfundimin e luftës.
Aji jetoj dhe veproj në vendin e tij të lindjes në Junik si një djalë punëtor dhe familjarë deri në momentin kur u dorëzua para një sëmundje të rëndë nga e cila ndërroj jetë.