Sot ne ambientet e Komunës se Gjakovës pas një bashkëpunimi të gjatë u nënshkrua “Memorandumi i Bashkëpunimit” ndërmjet dy kryetarëve të dy komunave, të Gjakovës, z. Ardian Gjini dhe Junikut, z. Agron Kuçit, për hapjen e paraleles së ndarë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” të Gjakovës, në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik.
Vlen të kujtohet se gjatë gjithë viteve të 90-ta, gjithashtu ka ekzistuar bashkëpunimi në mes të dy shkollave të lartëpërmendura në funksionimin e paralelës së ndarë të mjekësisë ne Junik.
Për hapjen e konkursit për regjistrim në drejtimin e mjekësisë do të informoheni së shpejti ditët në vijim, përmes njoftimit publik .