Kryetari i komunës se Junikut z. Agron Kuçi, së bashku me stafin e tij vizitoj objektin e QKMF-së në Junik, ku u prit nga stafi I kësaj qendre.Nga stafi i kësaj qendre u prezantuan pajisjet e reja të cilat janë pjese e kësaj QKMF-je falë donatorëve si AQH dhe bashkatdhetarit z. XHafer Balaj.
QKMF në Junik është pajisur me ultrazë i cili së shpejti pritet të vihet në përdorim, gjithashtu në bashkëpunim me organizatën AQH kjo qendër është pajisur me aparatura për matjen e sheqerit në gjak dhe analizave tjera.
Gjithashtu nga kjo organizatë janë pajisur me teknologji disa dhoma të cilat kanë karakter këshillues, këto dhoma janë të pajisura me loptop , monitor, projektor që plotësojnë kushtet për punë me një standard të lartë.