Kryetari i komunës z. Agron Kuçi priti ne takim informues z. Ahmet Kryeziu Drejtor vendor në organizatën “ Save the Children “ me bashkëpunëtorë . z. Artan Bllaca dhe znj. Emira Pruthi.
Në këtë takim u diskutua rreth projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë për kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme (KZHFH)” i cili ka për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët e moshave 3-5 vjeç.
Ndërsa kryetari i komunës z. Kuçi ndër të tjera tha se si kryetar i Komunës ndjej obligim që të kujdesem për të gjitha çështjet të cilat kanë rendësi jetike për qytetaret dhe për grup moshën e vogëlusheve 3-5 vjeçë të Junikut .