Kryetari I Komunës së Junikut z argon Kuçi priti në takim Komandantin e forcave të KFOR-it Italian, Kolonel Ettore Gagliardi të cilët operojnë në zonën e Dukagjinit, në bazën ushtarake Villagoi Italia.
Kryetari Kuçi e informoj kolonelin rreth sigurisë në komunën tonë, për të arriturat e komunës sonë, duke e falënderuar KFORIN-in Italian të cilët kanë kontribuar duke investuar në disa projekte që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë.
Gjithashtu Kryetari Kuçi shpalosi objektivat e tij , duke shpresuar se bashkëpunimi me KFOR-in italian të vazhdoj edhe më tutje gjithmonë duke synuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Junikut.