Në këtë takim u bisedua rreth thellimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Junikut dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Kryetari z. Kuçi e informoj zëvendës ministrin rreth funksionimit të sistemit të shëndetësisë në komunën e Junikut, gjithashtu edhe nevojat që ka kjo komunë veçanërisht qendra e mjekësisë familjare e Junikut .
Zëvendës Ministri premtoj se ministria shëndetësisë do të përkrah komunën e Junikut në të gjitha ato sfera sipas mundësive, gjithmonë për të ngritur mirëqenien e qytetarëve të kësaj komunë.