Komuna e Junikut ketë aksion e mori për arsye se zona e bukur e bjeshkëve te Junikut po dëmtohet dita ditës nga prerja masive e pyjeve , shkak qe nxiti edhe organizatore te marrin këtë aksion me qellim te vetëdijesimit te atyre qe po dëmtojnë këtë zone.
Ndërsa shoqata aksionare Juniku i Ri dhe disa nga bizneset Junikut kishin përgatitur një koktej ne bjeshkët e Juniku ku pati edhe kenge dhe lojra te ndryshme mu pranë majës me te lart te alpeve shqiptare Maja e Gjeravicës.
Te pranishëm ishin shume qytetare te Junikut gjithashtu ishin edhe nga Agjencioni pyjor i Kosovës ku e përkrahen dhe mbështeten fuqishëm nismën për mbrojtjen e kësaj zone te me bukuri te rralla qe është shume e përshtatshme për zhvillimin e turizmit si dhe zhvillimin e Komunës se Junikut.
Komuna e Junikut ne bashkëpunim me shoqërinë aksionare “Juniku I ri” dhe shoqata e bjeshkatareve “Rrasa e Zogut”organizoji marshin me temën “ Te mbrohen pyjet e Junikut” .