Junik, 24 Shtator 2010 – Qendra Rajonale e OSBE-së në Pejë së bashku me drejtorinë për urbanizëm të Junikut organizuan debat me qytetarë për inkurajimin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa dokumentacionin e domosdoshëm për dhënien e lejes së ndërtimit. Debatin e hapi përfaqësuesi i OSBE-së, Zt. Edmond Dushi, i cili bëri një përshkrim të shkurtër të projektit si dhe foli për rëndësinë e legalizimit të ndërtimeve në përgjithësi. Më pas Drejtori i Urbanizmit, Zt. Faik Tofaj iu skjaroi qytetarëve që morën pjesë në debat detajisht procedurat e domosdoshme për legalizim të objekteve si dhe ato për marrjen e lejes së ndërtimit.
Me kë rast Misioni i OSBE-së në Kosovë ka financuar shtypjen e fletëpalosjeve për vetëdijesimin e banorëve mbi rëndësinë e legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale me qëllim të forcimit të aplikimit të legjislacionit në fuqi.
{^Image|(behavior)hover|(url)~/te-ndryshme/foto-rotate/100_0601.aspx?width=200&height=150|(width)200|(height)150|(mouseoverwidth)640|(mouseoverheight)480^}{^Image|(behavior)hover|(url)~/te-ndryshme/foto-rotate/100_0590.aspx?width=200&height=150|(width)200|(height)150|(mouseoverwidth)640|(mouseoverheight)480^}
Junik, 24 Shtator 2010 – Qendra Rajonale e OSBE-së në Pejë së bashku me drejtorinë për urbanizëm të Junikut organizuan debat me qytetarë për inkurajimin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa dokumentacionin e domosdoshëm për dhënien e lejes së ndërtimit. Debatin e hapi përfaqësuesi i OSBE-së, Zt. Edmond Dushi,