Më pas në objektin e shkollës fillore “Edmond Hoxha”
në Junik është berë inaugurimi i bibliotekës së qytetit në komunën tonë e cila
u emërua në emër te poetit të madh Dinë Mehmeti .
Familja e poetit jo vetëm me prezencën e
saj që nderoji ketë manifestim por edhe
i dhuroji komplet veprën e poetit të ndjerë Dinë Mehmeti kësaj biblioteke të porsahapur.
Më pas në Lagjen Goqaj u bë prerja e shiritit
të ujësjellësit për lagjen goqaji-qestaj ,duke e konsideruar këtë punë shumë të
lart kryetari i komunës se Junikut u zotua edhe në shumë projekte tjera ne ditët
e ardhme për këto lagje dhe lagjet tjera në komunën e Junikut.
Në komunën e Junikut me shumë aktivitete te ndryshme u përkujtua 13-të qershori dita e
çlirimit te Junikut.
Pas homazheve që janë bërë nga krerët e
institucionëve të komunës së Junikut tek varrezat e dëshmorëve në Junik,më pas
në sallën e kuvendit të komunës Junik janë bëre edhe shpërndarja e mirënjohjeve
për familjet e dëshmorëve të luftës .