Kolonel Cipullo Vincenzo theksoi se” ky donacion i përket një projekti që ka si objektiv për të forcuar zhvillimin e sektori bujqësor në pjesët rurale ndërmjet mbështetjes teknike, në këtë rast mbështeja teknike është e furnizuar me mjelëset që jemi duke i dhuruar sot në Komunë e Junikut. Kështuqë këto mjelëse do të shtojnë kapacitetin e bijqëve për të rritur standardin prodhues të produkteve.”
Këto paijsjet mjelëse do të nevoijten për të pasur një produkt me cilësi më të mirë, duke u kujdesur për të gjitha fazat e prodhimit. Kjo sigurisht është një paisje e nevojshme për bujqit për të racionalizuar fazën e parë të grumbullimit të qumështit. Kjo makinë do të përmirësoj cilësin dhe sasinë e qumështit gjithashtu do të ngritë edhe nivelin higjeniko sanitar, me ç`rast do të bëjë edhe zvogëlimin e ngarkesës bakteriale.” tha Z. Capitullo.
Ndërsa, Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi theksoj se është hera e tretë që gjatë këtij viti KFOR-i italian realizon objektivat e Qeverisë Komunale dhe kërkesat e qyteraëve. Në shkurt të këtij viti ka ndihmuar në sektorin e pylltarisë dhe zjarrëfikësit me paisjet me pjesë logjistike dhe para një muaji kemi përuruar një kanal të ujitjes dhe sot njëzet makina mjalëse për fermerët tanë. Kryetari Kuçi e konsideroj fat praninë e KFOR-it Italian në Junik, poashtu ndimat tjera në shkolën fillore dhe atë të mesme që ka dhënë KFOR-i. Kryetari Kuçi sa i përket makinave tha se "Komuna e Junikut do të krijojë një komision i cili do të bëjë seleksionimin e fermerëve sipas disa kritereve. Ai premtoi para qytetarëve të pranishëm dhe përfaqëuesve të KFOR-it, se në këtë proces të dhënjes së makinave do të ketë transparencë totale.”
Ky projekt dhe projekte të tjera të realizuara në agrokulturë do t`i shtojnë rendimenetet, pra shtimi i tyre kontribuonë në përmirësimin e jetës sonë, theksoj Koloneli Capitullo. Ai poashtu potencoj se donacioni i sotëm është një shenjë e lidhjes së bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Kosovës dhe në veçanti sot të Junikut. Sipas tij italianët dhe kosovarët janë dy popuj të cilët janë të lidhur me tradita të mëdha të bujqësisë.
Fermerët do të paisen me këto makina pasi të formohet komisioni dhe do të njoftohen nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, gjegjësisht nga sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Fermerët e Junikut të cilët kanë pesë krerë lopë do të paijsen me makinë mjelës dhe
sebatorë të cilët do të ruajnë qumështin. Ky donacion me njëzet (20) makina mjelëse
me vlerë mbi 12 mijë euro është dhënë Komunës së Junikut, me ç`rast institucioni do
të krijojë një komision profesional I cili do t`i vendos kriteret për shpërndarjen e
makinave tek fermerët.