REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVA
QEVERIA E KOSOVËS/VLADA KOSOVA/GOVERNMENT OF KOSOVA
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i Ruralnog Razvoja
Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development
Zyra për Komunikim me Publikun
Kancelarija za Javno Komuniciranje
Office of Public Communication
Njoftim
Për subvencionimin e mbjelljeve vjeshtore të grurit në vitin 2011
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe këtë vit do të vazhdoj të mbështes sektorin e drithërave, përmes pagesave direkt për njësi të sipërfaqes së mbjellë me kulturën e grurit. Niveli i mbështetjes planifikohet të jetë 100 euro për hektar.
Fermerët që aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të jenë banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës;
Sipërfaqet e mbjella me kulturën e grurit duhet të jenë minimum 2 ha;
Parcelat e mbjella me grurë duhet të jenë minimum 0.20 ha;
Të ofrojnë fletën poseduese për sipërfaqen e tokës bujqësore të punueshme;
Ngastrat (parcelat) e marra me qira duhet të jenë minimum 1 hektar i pandarë;
Sipërfaqja e tokës bujqësore, e cila është marrë me qira, duhet të dokumentohet përmes kontratës së lidhur ndërmjet palëve dhe përmes fletës poseduese;
Sipërfaqja e marrë me qira duhet të jetë e kontraktuar së paku për një vit.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Aplikacioni i plotësuar;
Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
Kopja e kartelës së xhirollogarisë bankare valide;
Dëshminë nga kadastra për sipërfaqen e tokës së punueshme (pa të dhënat e kadastrës për pyje, oborre, që nuk janë tokë bujqësore) në pronësi ose kopjen e kontratës që dëshmon disponueshmëri të tokës bujqësore;
Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit për personat juridik;
Kontrata për sipërfaqen e marrë me qira, duke bashkangjitur fletën poseduese të qiradhënësit dhe
Dëshmi për pagesën e tatimit në pronë.
Periudha e aplikimit:
24.10.2011 deri 04. 11. 2011 do të bëhet regjistrimi i fermerëve për përcaktimin e terminit për aplikim dhe digjitalizim të parcelave të mbjella me grurë, në zyrat komunale për bujqësi.
07.11.2011 deri 20.12.2011 do të bëhet digjitalizimi i parcelave të mbjella me grurë, sipas terminit të përcaktuar gjatë periudhës së regjistrimit.
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet në zyrat komunale për bujqësi pas digjitalizimit të parcelave përmes programit sLPIS.
Të gjithë fermerët, gjatë aplikimit janë të obliguar të plotësojnë edhe formularin për regjistrin e fermerëve, i cili është parakusht për përfitimin e mbështetjes.
Njësia e Pagesave, e cila vepron në kuadër të MBPZHR-së, do ta menaxhojë pranimin dhe selektimin e aplikacioneve, si dhe kontrollin e ngastrave të mbjella me grurë.
Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve do të aplikohen masa ndëshkimore, duke u bazuar në nenin 19 të Udhëzimit Administrativ Nr. 12/2011 për pagesat direkte në lëmin e bujqësisë.
Aplikimi duhet të bëhet në zyrat Komunale për Bujqësi.
Sqarim:
Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.
Prishtinë
19.10.2011
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVA
QEVERIA E KOSOVËS/VLADA KOSOVA/GOVERNMENT OF KOSOVA
Njoftim
Për subvencionimin e mbjelljeve vjeshtore të grurit në vitin 2011
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe këtë vit do të vazhdoj të mbështes sektorin e drithërave, përmes pagesave direkt për njësi të sipërfaqes së mbjellë me kulturën e grurit. Niveli i mbështetjes planifikohet të jetë 100 euro për hektar.