I pari i Komunës, Z. Agron Kuçi theksoi se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin e komunës së Junikut dhe zhvillimin e proceseve që do të vijnë në të ardhmen e afërt. “Jam optimist për Drejtorinë e Urbanizmit dhe
Drejtoritë tjera, kërkoi që këto drejtori të mos kënaqen me punën e deritanishme por të vazhdojnë edhe më tutje”, shtoi Kuçi duke i stimuluar ata drejt suksesit të më tutjeshëm. Kryetari Kuçi poashtu kërkoi bashkëpunimin e Drejtorive Komunale me ato të regjionit të cilat ishin të pranishme Pejë, Deçan, Malishevë dhe Rahovec, duke krijuar kushte të arritjes së perfeksionizmit në të gjitha fushat e jetës, posaqërisht në fushën e cila u diskutua sot.
Ndërsa, Drejtori për Urbanizëm, Faik Tofaj theksoi se komuna sot po i`u ofron qytetarëve dokumentin me të rëndësishëm për shqyrtim – Projekt Planin Rregullues Urban për lagjet Gacafer dhe Pepsh. “Ky projekt plan së bashku me PZHK-në, PZHU –në “ Qendra” dhe Planin Rregullues Urban “Bajraktar – Krasniq” i cili është në proces, paraqesin rezultate inkurajuese që do të thotë që Komuna e Junikut edhe pse komunë e re është duke bërë hapat e nevojshëm në fushën e planifikimit hapsinor dhe urban. Qëllimi i këtij plani është përcaktimi synimeve afatgjate të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për këto dy lagje” tha Tofaj.
Ndërkohë, Drejtori i kompanisë bashkë-hartuese të projektit “A-design”, Bujar Demjaha potencoi: “Falenderoi CHwB-në për kontributin e madh, që gjithmonë qëndron shumë afër projeketeve dhe shpesh edhe është pjesë e projketit, poashtu edhe UnHabitati-n për kontributin e dhënë. Si kompani kemi pas një prej projekteve më komplekse dhe jemi munduar të ruajmë vlerat natyrore dhe kulturore dhe t`i rimëkëmbim ato” theksoi Demjaha.
Siç dihet Kuvendi Komunal i Junikut ka hartuar dhe miratuar Planin Zhvillimor Komunal, Planin Zhvillimor Urban dhe Planin Rregullues Urban “ Qendra”, kjo e fundit e pason Planin Rregullues për lagjet Gacafer dhe Pepsh. Draft projketi do të diskutohet edhe në ditët në vazhdim që sot për 30 ditë me rradhë. Poashtu do të publikohet në web faqe me ç`rast do të mundësohet edhe dërgimi i pyetjeve dhe sugjerimeve në email adresen e drejtorisë përkatëse .
Drejtoria për Urbanizëm, Gjeodezi, Kadastër dhe Mjedis sot realizoi hapjen zyrtare të diskutimit publik për Projekt Planin Rregullues Urban për Njësinë “ Gacafer – Pepsh”. Ky Projekt Plan ka kushtuar 15 mijë euro dhe është financuar nga buxheti i Komunës së Junikut. Plani është hartuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe kompania A-desing. Në këtë projket kanë dhënë kontribut të madh edhe organizatat si ajo për Trashëgimi Kulturore pa Kufi ( CHwB) dhe UnHabitat-i.