“Kërkoj nga ju që të sjellni sa më shumë ide për projkete të bujqësisë dhe ne si institucion do të kërkojmë donacione përmes rrugëve institucionale” sipas Kryetarit Kuçi “ Komuna është në shërbim të qytetarëve të saj dhe me këtë rast ka kryer me sukses obligimin e dhënë në krijimin e komisionit për zgjedhjen e fermerëve, të cilët mund të marrin makinat mjelëse, proces ky me një transparenc të plotë” potencoi Kuçi.
Ndërsa, Halil Gacaferi Kryetari i Shoqatës së Fërmerëve të Junikut tha se “ka qenë një proces i gjatë, por edhe i vështirë sepse edhe jemi vonuar në kohë, por ka qenë e vështir të vendosësh drejt edhe pse komisioni është përbërë prej pesë personave ne jemi munduar qe të jemi sa më të drejt në këtë shpërndarje makinash”. Gacaferi falenderoj KFOR-in për donacionin e dhënë, poashtu edhe Komunën për inciativen e marr për krijimin e kushteve sa më të mira për fermerët e vendit.
Sipas anëtarëve të komisionit kanë qenë tri kritere të cilave i është përmbajtur ky komision:
1.Mbi pesë lopë qumështore,
2.Të jetë anëtarë i Shoqatës së Fermerëve dhe
3.Gjendja ekonomike.
Kriteri i fundit është dhënë përshkak se shumë familje jetojnë nga produketet e qumështit, dhe nuk kanë të ardhura finaciare në asnjë mënyrë tjetër. Anëtarët e komisionit kanë verifikuar të gjithë personat që kanë aplikuar për këtë makinë dhe kanë ardhur në përfundim të listës së shpërndarjes së makinave.
Një nga fermerët më të suksesshëm në Junik, Florim Shala printe në listën e këtyre makinave, në mungesë të tij ishte vëllau i tij Kujtim Shala i cili tha se “ falenderoj institucionet për punën e tyre që po kujdesen për fermerët, jemi të kënaqur për transparencën e deri tanishme, ne kemi 40 lopë qumështore dhe kjo makinë është e mirëseardhur, përkundër mundësive të mira financiare që ne i kemi” tha Shala. E Rrustem Llolluni përfitues i makinës tha se “ kam shtatë lopë qumështore dhe jetoj prej tyre, qumështin , djathin dhe kosin e shes kështu jetoj, e kjo makinë besoj shumë që do të më ndihmoj në cilësinë e produkteve” poashtu shumë fermerë janë të pajtimit me Z. Llollunin. Dhe kategoria e fundit që kishte më pak lopë por me kushte të rënda ekonomike, përfitues i kësaj kategorie Bedri Kukalaj, fermerë nga Juniku tha se “I kam katër lopë qumështore por që nuk kam me cka të jetojë”, Kukalaj falenderoi Komunën dhe kërkoj poashtu nga shoqatat që të bashkëpunojnë sa më shumë me institucionet dhe kështu sipas tij, “ shkojmë përpara në krijimin e kushtetve sa më të mira për fermerët”, tha Kukalaj.
Në këtë ceremoni është nënshkruar edhe marrëveshja tripalëshe Komunë – Shoqata e Fermerëve dhe Fermeri, obligimet sipas kësaj marrëveshje aktualisht Komuna i ka kryer me sukes me krijimin e komisionit dhe përzgjedhjes së përfituesve, ndërsa Shoqata tash e tutje do të ketë nën kontrollë funksionimin e këtyre makinave, në rast të shitjes para dy vitesh ai fermer do të humb të drejtën që të ndihmohet në të ardhmen, shoqata do të raportojë në Komunë për gjendjen dhe funksionimin e makinave, dhe fermeri ka për obligim që ta ruaj atë, ta funksionalizojë dhe të krijojë përodukte cilësore me ndihmen e saj.
Komuna e Junikut një vit më parë ka hartuar projekt për ngrijte të kapaciteteve në bujqësi dhe me këtë rast KFOR-i gjatë këtij viti ka ndihmuar nërealizimin e këtij projekti komunal, duke bërëkanalin e ujitjes në lagjen Berishë dhe murin mbrojtës, ka dhuruar disa paisje për pylltari dhe njëzet makinat mjelëse për fermerët.
Fermerët e Junikut sot morën makinat mjelëse të dhëna donacion nga KFOR-i Italian
dy muaj më parë. Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi në ceremoninë e nënshkrimit
të marrëveshjes me fermerët tha “ është ndjenjë e mirë të përkrahet çdo qytetarëe posaqërisht kur ndihmohen fermerët”. Kryetari Kuçi kërkoj nga fermerët e pranishëm që të bashkëpunojnë edhe më shumë më Komunën sepse si institucion do të kërkoj donacione për projektet e tyre dhe me këtë rast, fermerët do të fuqizojnë veprimtarinë e tyre.