Zyra e Kryetarit
Bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Nr: 03/L-040, neni 68, Statutit të Komunës Junik Nr: 001/3172, neni 74. Komuna Junik organizon takim publik me qytetarët.
Takimi publik do te mbahet me datën: 27.12.2011,(e Martë), duke filluar në ora 11:00
Vendi i takimit: Salla e Kuvendit Komunal Junik
Rendi i punës
1. Të arriturat e Komunës së Junikut, gjatë viti 2011.
2. Debat publik i qytetarëve, me përfaqësuesit e Institucioneve të Komunës, për punën dhe aktivitetet e tyre.
Në mbledhje ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar të Komunës së Junikut.
Komuna Junik, do ti shqyrtoj propozimet e bëra nga qytetarët në pajtim me Ligjet, Statutin dhe rregulloret ne fuqi.
Kryetari i Komunës Junik
z. Agron Kuçi