Në kuadër të këtij planit është edhe strategjia për shpërndarjen e kontejnerëve familjar që do të finalizohet së shpejti nga Komuna përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve publike.
Me këtë strategji komuna synon eliminimin e deponive ilegale dhe rritjen e nivelit të menaxhimit të grumbullimit të mbeturinave e cila është njëra ndër objektivat e identifikuara për arritjen e vizionit të Qeverisë Komunale për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Komuna e Junikut në bashkëpunim me USAID-in nga projekti i Iniciativa Demokratike për Komuna Efektive ( DEMI ) në realizim të këtij plani ka siguruar 850 kontejner familjar, 120 litra dhe 15 kontejner 1.1m 3 me vlerë 26.590 euro , ku me 5000 euro ka participuar Komuna e Junikut.
Ndërkaq përfitues te këtij projekti do te jenë te gjitha ekonomit familjare rezidente ne komunën e Junikut.
Në këtë plan është punuar për nëntë muaj rresht në partneritet me USAID-in nga projekti Iniciativa Demokratike për Komuna Efektive. Gjatë kësaj kohe institucionalistët junikas kanë bashkëpunuar me ekspert të ndryshëm të USAID-it, njëkohësisht kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë edhe Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi (EVSB-të )dhe Organizata Rinore “Kuvendi i Junikut”.
Grupi i SIAP-it nga Komuna e Junikut mbajti punëtorinë e radhës rreth finalizimit të planit të
veprimit për menaxhimin e mbeturinave. Në këtë punëtori grupi punues identifikoj hapat
e veprimit të mëtutjeshëm për zbatimin e planit si dhe indikatorët me të cilët do të matet
përformanca në sferën e menaxhimit të mbeturinave.