Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi njoftoi Komandantin për histroikun, sfidat dhe të arriturat e deritanishme të Junikut si Komunë e re. Komandanti i JRD -W–së Lt.Kolonel,Isidoro Cacace përveç që lavdëroi punën e bërë, ai po ashtu foli për përshtypjet e tij për Junikun që sipas tij në hyrje të tij vërehet që tashmë ky vend ka marr kontuarat e një qyteti, e që sipas tij pastëritja dhe bukuritë natyrore gërshetohen mjaft mirë. Kolonel Cacace poashtu tha se administrata e komunës është mjaft funksionale dhe sipas tij kjo qeveri është plotë energji pozitive dhe me vizion të qart për zhvillim ekonomik.