Pushtimi i majës së Gjeravicës në këto kushte ekstreme atmosferike ndodh rrall herë, mirë po me një vullnet të fuqishëm të alpinistëve u realizua me sukses pushtimi i majës së Gjeravicës edhe në këto kushte
atmosferike. Maja e Gjeravicës është, pika më e lartë në Kosovë dhe ndodhet në Komunën e Junikutme 2656 m lartësi mbidetare. Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste nga Juniku “ Rrasa e Zogut” ka organizuar ecjen për pushtimin e majës më të lartë në Kosovë” Gjeravica“ me lartësi mbidetare 2656m. Kjo ecje u shoqërua edhe nga anëtarët e pothuajse të të gjitha shoqatave alpiniste të Kosovës si dhe alpinistë nga Austria. Pjesë e këtij organizimi ishte edhe zyrtari për turizëm nga Komuna e Junikut.