Këshilli i drejtorëve të komunës së Junikut i kryesuar nga Kryetari Agron Kuçi, me datë 22 shkurt 2012 mbajti takim për përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme pas ndërprerjes së reshjeve të borës. Me këtë rast është mar vendim për themelimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkakturara nga reshjet e borës brenda territorit të komunës së Junikut.
Komisioni do të shqyrtojë të gjitha kërkesat që kanë arritur nga qyteratët të cilët kanë pësuar dëme në këtë periudh, dhe njëherit do të hartohen procese individuale për secilin rast. Anëtarët e komisionit sot kanë filluar punën e tyre në teren.