Siç është paralajmruar ditë më parë kjo moto nga vetë përfaqësuesit e Organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufi”- (CHwB), realizohet në kuadër të projektit “Shihemi n`Dukagjin, ka planifikuar moton “Bone tanden” me qëllim të krijimit të lidhjeve më të afërta të gazetarëve me Kullën gjegjësisht me Qendrën Rajonale të Turizmit, që do të përurohet me 21 maj pikërisht në 100vjetorin e “Kuvendit të Junikut”.
Drejtori i CHwB-së, Sali Shoshi me këtë rast tha se “qëllimi i motos “Bone tanden”është që secili prej gazetarëve të krijoj një lidhje më të fortë, më të thellë me këtë Qendër e cila është kushtimisht në pronësi të të gjithë qytetarëve të vendit. Gazetarët kanë qenë target grupa më e mirë e mundshme që me këtë rast të kontribuojnë që ta “bëjnë të vetën” duke punuar në restaurimin e Kullës dhe të infromojnë publikun më në detaje për trashëgiminë dhe vlerat e saj”.
Projekti për Zhvillim të Turizmit nga CHwB-ja , “Shihemi n`Dukagjin” një nga prioritetet e tij kishte themelimin e Qendrës Rajonale të Turizmit, qw në marrëveshje me të tri komunat Junik, Deçan dhe Pejë, është vendosur pikërisht në Kullën e Isufajve në Junik. Kjo qendër do të shërbej për të gjithë turistët të cilët duan të vizitojnë rajonin e Dukagjinit, aty mund të informohen dhe njëkohësisht të drejtohen në destinacionet turistike të Rrafshit të Dukagjinit.
“Shihemi n`Dukagjin” financohet nga Bashkimi Europian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementohet nga CHwB-ja në bashkëpunim me komunat Junik, Deçan dhe Pejë, projekti ka filluar në vitin 2011 dhe përfundon në fund të këtij viti.
Me moton “Bone tanden” sot në Junik në Kullën e Isufajve pikërisht në Qendren Rajonale të Turizmit, ishin përfaqësues të mediave të ftuar ditë më parë, për të realizuar misionin e tyre në këtë moto. Gazetarët me këtë rast kanë krijuar lidhje më të fortë me Kullën saktësisht me vet trashëgimin kulturore të vendit.