Organizma qeveritar dhe joqeveritar,
Media,
Pjesëmarrës të nderuar,
Bashkëqytetar të dashur,
Zonja dhe Zotërinj!
Jemi sot këtu, në këtë manifestim madhështor në përvjetorin jubilar, përkatësisht në njëqindvjetorin e Kuvendit të Junikut, njërës ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar. Pikërisht para 100 vjetëve në Junik, patrioti e atdhetari Hasan Prishtina bashkë me shumë patriot, drejtues të kryengritjes dhe shumë luftëtarë të lirisë, arritën për të marrë vendime për të ardhmen e Shqipërisë.
Zgjerimi i lëvizjes së armatosur përtej krahinave të Pejës, të Gjakovës, të Dibrës, kalimi nga faza e aksioneve të çetave të armatosura në fazën e kryengritjes gjithëpërfshirëse pas radhitjes në anën e luftëtarëve të lirisë, personaliteteve të shquara dhe atdhetarëve me ndikim të Vilajetit të Kosovës, Manastirit dhe Shkodrës edhe krahinave tjera , shtroji si një kërkesë të ngutshme bashkërendimin e veprimeve luftarake nga një qendër e vetme drejtuese, dhe hartimin e një platforme të vetme politike si synim final të kryengritjes së armatosur deri në shpalljen e Pavarësisë. “ Bashkimi i këtyre dy elementeve do të çonte drejt arritjes programore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”.
Duke synuar objektivat e mësipërm, Hasan Prishtina bashkë me drejtues të tjerë të Kryengritjes dhe të Lëvizjes Kombëtare e panë të domosdoshme organizimin e “Kuvendit të Junikut”.
Kuvendi u mblodh në Junik, me 21 – 24 Maj të vitit 1912. Në Kuvend morën pjesë 250 delegatë në mesin e të cilëve , Isa Boletini, Bajram Curri, Nexhip Draga, Hasan Ferri, Zefi i Vogël, Musa Sheh Zade, Sylejman Batusha, dhe shumë patriotë, drejtues te lëvizjes kombëtarë, drejtues të kryengritjes, përfaqësues te Vilajetit të Kosovës, Manastirit, Shkodrës, Elbasanit, Dibrës, Senicës, Beranës, Jeni Pazarit e të tjera.
Ata të cilët nuk mund të arrijnë, dërguan letra se pajtoheshin dhe të mbështesnin vendimet e “Kuvendit të Junikut”, si përfaqësuesit e Gjilanit e Shkupit. Plakun e Vlorës, Ismail Be Qemalin, përfaqësonte në vend të tij sekretari i tij personal, Salih Hoxha – Elbasani.
Ata u pritën nga paria e Junikut, djalëria dhe njerëzit e çdo shtëpie të Junikut, dhe Juniku kishte festë dhe ishte me fat sepse po vendosej për të ardhmen atdheut në Kullat e tyre. Punimet e Kuvendit zgjaten pesë ditë. Në kuvend u paralizuan qëndrimet e elementëve turkomanë, të cilët përpiqeshin të pengonin mbajtjen dhe punët e Kuvendit.
Me ketë rast u shpall programi politikë – kombëtar dhe luftarakë, i cili u miratua në ketë Kuvend.
Programi politik-kombëtar në formë Memorandumi nënkuptonte kërkesat esenciale të cilat ishin:
1. Të shënuemit e kufijve politik të Shqipërisë
2. Në vend të flamurit të Turqisë të jetë flamuri i Shqipërisë
3. Të emërohet një sundimtar i përgjithshëm në Shqipërisë i cili të jetë zgjedhur nga shpijet e vjetra që sunduan një kohë në Shqipëri
4. Në vend të nëpunësve të huaj në Shqipëri, të vehen nëpunes shqipëtarë.
5. Të perdoret shqypja si gjuhë zyrtare
6. Të kryemit e këtyre kërkimeve të jenë të garantueme nga pushtetet e mëdha. Të cilat iu dorëzuan në formë përkujtese Qeverisë së Stambollit dhe Fuqive të mëdha në Shkup.
Ndërkaq programi prej 12 pikash të Memorandumit, nënkuptonte rregullimin dhe qeverisjen e brendshme të vendit.
Kuvendi hartoi platformën e strategjisë luftarake për jetësimin e kërkesave të vendimeve politike dhe mori Vendim për vazhdimin e kryengritjes. Këto vendime bënë jehonë të madhe duke i dhënë shtytje të fuqishme kryengritjes dhe duke u përkrahur pa rezervë nga kuvendet dhe komitetet e viseve tjera të Shqipërisë.
Edhe shtypi i kohës në Evropë, shkroi shumë për vendimet e Kuvendit te Junikut. Ideologu dhe atdhetari Hasan Prishtina në përfundimin e punimeve të Kuvendit të Junikut, lëshoi një shpallje në gjuhën turke dhe në gjuhët Evropiane, në të cilën thuhej:
” Pas përpjekjesh të pafrytshme për sigurimin e të drejtave kombëtare me mjete ligjore, shqiptarëve nuk u mbeti rrugë tjetër , veç asaj të rrëmbimit të armëve, bëjmë thirrje për ndihmë nga të gjithë shqiptarët e vërtetë dhe bota e qytetëruar. Është momenti kur vendoset fati i Shqipërisë, Vdekja ose Liria e saj”- përfundonte thirrja e Hasan Prishtinës.
Qeveria turke menjëherë mori masat e reja ushtarake, krahas me fushatë propagandistike shpifjesh për denigrimin e Kuvendit të Junikut.
Dhe rrjedhimisht pas përfundimit të armëpushimit me autoritetet turke, kryengritësit vijuan luftën për të vënë në jetë vendimet e “Kuvendit të Junikut”, duke marrë kryengritja përmasat e përgjithshme, me çlirimin e shumë krahinave si në çlirimin e Shkupit e deri në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Të nderuar pjesëmarrës, Kuvendi i Junikut arriti të bie vendimet më të rëndësishme të kohës, siç ishin unifikimi i përfaqësuesve politike dhe drejtuesve të kryengritjes nga te gjitha krahinat shqiptare, hartimi i platformës politike- kombëtare, hartimi i platformës luftarake dhe fillimi i kryengritjes së përgjithshme e cila shpinte në shpalljen e Pavarësisë.
Të nderuar pjesëmarrës, Juniku gjatë historisë u dallua edhe me ngjarjet tjera të veçanta kombëtare:
Kuvendi i Pajtimit te Gjaqeve në vitin 1877
Zona neutrale e Junikut 1918-1925
Rrethimi i Junikut në vitin 1944
Komiteti i Mbrojtjes së Kosovës në vitin 1947
Njohja dhe legjimiteti i UÇK-së nga ana e Ambasadorit, Riçard Holbruk në qershor të vitit 1998.
Lufta dhe rezistenca e pashoqe me forcat okupatore, me shndërrimin e Junikut në zonë nga kaluan mbi pesëdhjetë mijë ushtarë të UÇK-së për armatim dha kontribut të papërsëritshëm për lirinë e Kosovës.
Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinjtë!
Juniku pati një fat të veçantë te jetë pjesë e shumë ngjarjeve dhe vendimeve dhe zë një vend meritor në historinë tonë kombëtarë, obligim të cilin e përmbushi me nderë.
Duke u krenuar me të kaluarën tonë, jemi të vetëdijshëm për obligimet dhe përgjegjësitë që kemi për brezat që dhanë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, për ne sot dhe për të ardhmen e brezave, për jetë dhe prosperitet më të mirë për të gjithë.
Dhe jam i sigurtë dhe thellë i bindur se këtë do ta arrijmë të gjithë së bashku!
URIME 100 VJETORI I KUVENDIT TË JUNIKUT!
JU FALEMNDERIT
Junik: 21.05.2012
E nderuara, Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Jahjaga,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Thaçi,
Kryeparlamentar i Kosovës, z.Krasniqi,
Ministër i Republikës së Shqipërisë – z. Aldo Bumci,
Bacë Rifat Jashari,
Bacë Hilmi Haradinaj,
Familje të shenjta të dëshmorëve,
Drejtues të partive politike,
Përfaqësues politik të tokave etnike shqiptare,
Ministra të Qeveris së Republikës se Kosovës, Deputet të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë
Përfaqësues të FSK-së,
Kryetar të Komunave,
Përfaqësues fetar,
Përfaqësues të KFOR-it,
Komisionit Evropian,