Në përvjetorin e fillimit të luftës në Junik, sot u bënë homazhe dëshmorëve në shenjë nderimi të luftës së fundit në Kosovë.
Trembëdhjetë vite më parë, Juniku në këtë luftë humbi trima junikas e të zonës përreth dhe nga të gjitha viset shqiptare, ata sot u nderuan në mënyrën më të mirë të mundshme nga institucionalistët , bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Junikut.
Përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të veteranëve të UÇK-së, dhe qytetarë junikas bënë homazhe dëshmorëve, duke respektuar dhe
nderuar luftën dhe veprën e tyre.