Rruga Junik – Voksh me gjatësi 3.2 Km dhe me vlerë prej 330.000 euro është paraparë të përfundojë në
vitin 2013, projekti do të jetë i kompletuar me mure mbrojtëse dhe do t`i plotësoj të gjitha standardet e
ndërtimit bashkëkohor.
Asfaltimi i kësaj rruge kësaj radhe është në favor të lagjeve Gaxherr, Shalë, Kukaj dhe Bajraktar.
Qeveria komunale e Junikut, çdo ditë e më shumë është duke punuar në përmirësimin e
kushteve të qytetarëve të saj. Kësaj radhe Komuna e Junikut në bashkëfinancim me
Ministrinë e Infrastrukturës, do të lehtësojnë komunikimin e junikasve me fshatrat përreth.