Fillimisht eksperti Qazim Kukalaj tha se puna e parë që duhet bërë në këtë drejtim është eliminimi i sëmundjeve në drunjtë e pyjeve. Sipas tij luftimi i sëmundjeve të ndryshme dërgon deri të një pyll i shëndosh për mjedisin dhe shoqërinë në përgjithësi. Ai tha se trajtimi i pyjeve dhe kujdesi ndaj tyre sipas planit menaxhues në fakt është plan qeverisës i pronarëve të pyjeve private.
Sipas të dhënave në Junik janë më shumë së 1000hektarë pyje private, të cilat mund të shfrytëzohen për çështje të ndryshme, por parimisht ato duhet të ruhen nga vetitë negative si prerja e masës drusore ashtu edhe sëmundjet e ndryshme e po ashtu të vendoset edhe rregull për pastrimin e asaj mase drusore të mbetur. Ndërsa, i pranishëm ishte edhe këshilltari komunal Naim Gacaferi i cili potencoj që duhet të ketë më shumë trajnime rreth sensibilizimit të qytetarëve qoftë pronarëve të pyjeve private qoftë edhe të qytetarëve të tjerë dhe të qasemi seriozisht në mbrojtje të pyllit dhe ambientit në përgjithësi.
Ndërsa, Prof. Dr. Miftar Lokaj potencoj se CNVP-ja ka filluar me Junikun si zonë me e pasur malore por edhe për shkak të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kanë me shoqatën e pronarëve të pyjeve private dhe zyrtarët komunal të departamenti të pylltarisë, duke hartuar këtë plan menaxhues fillimisht për Junikun i cili më pastaj të përdorët si model për komunat tjera të Kosovës. Ai po ashtu tha qe CNVP-ja si staf me përbërje prej shumë ekspertëve është duke u munduar maksimalisht që ky plan menaxhues me afat kohor prej 10 vjetësh të hyjë edhe në ligjin e Kosovës, në mënyrë që të thjeshtësoj procedurat e pronarëve të pyjeve private kundrejt Agjensionit Pyjor të Kosovës.
Të pranishmit u ndanë në grupe dhe secili vendosi për objektivat e tij se si e sheh pyllin e tij për 10 vitet e ardhshme, mirëpo gjithsesi pyetësori që u realizua sot është vetëm një test sepse në të ardhmen e afërt do të specifikohet dhe realizohet përsëri për të identifikuar qartë dhe me kujdes të veçantë për objektivat e pronarëve për pyjet e tyre.
CNVP-ja apo ndryshe lidhja e vlerave natyrore me njerëzit është organizatë e cila më parë thirrej SNV dhe ka shtrirë aktivitetin e saj në Junik.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;}
CNVP së bashku me departamentin
e pylltarisë në Komunën e Junikut dhe shoqatën e pronarëve të pyjeve private në Junik, sot u takuan së bashku me pronarët e pyjeve private të Junikut për t`u konsultuar për hartim të planit menaxhues për pyjet private .