KPF-ja, në këtë mbledhje shqyrtoi pikat e cekura më lartë dhe mori këto vendime:
· Korniza Afatmesme Buxhetore 2014-2016, është shqyrtuar dhe është lejuar mundësia e plotësimit në disa pika, dhe e njejta është përcjellë për procedurë të mëtejme sipas qarkores buxhetore.
· Draft-Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave pas debatit nga të pranishmit është përcjellë për shqyrtim dhe aprovim në Kuvend.
· Edhe Propozim-Vendimi për caktimin e taksave për leje ndërtimi, i propozuar nga Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis është përcjellë për shqyrtim dhe aprovim në Kuvend.
Është mbajtë mbldhja e VI-të, e Komitetit për Politikë dhe Financa, Kryesuar nga z. Ibish Krasniqi, në mungesë të Kryesuesit z. Sinan Gacaferi. Prezentë në këtë mbledhje ishin të gjithë anëtarët.
Për rend dite ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi I procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2014-2016;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e Komunës së Junikut, pas shyqrtimit publik;
4. Shyqrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e taksave për leje ndërtimi nga Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis; dhe,
5. Të Ndryshme.