Komuna e Junikut, filloi vitin e ri shkollor 2013/2014 në të gjitha shkollat. Rreth 86 nxënës, të cilët që nga sot ulen për herë të parë në bankat shkollore, ishin në Shkollën e tyre në Junik dhe Rastavicë. Edhe në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut”, janë regjistruar një numër i konsiderueshëm i nxënësve nga Juniku dhe fshatrat përreth.
Drejtori për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport z.Muharrem Krasniqi, tha se për fillimin e procesit të ri mësimor 2013/2014, janë bërë të gjitha përgaditjet me kohë, kështu që procesi ka nisur i rregullt në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” në Junik, në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Rexhep Kadrija” në Rastavicë dhe në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut”, përjashtur këtu objektin numër 2 (dy) të Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha”, e cila është ende në renovim nga Komisioni Evropian. Nxënësit të cilët kanë ndjekur mësimet në këtë objekt, mësimet do ti vijojnë në objektin numër 1 (një). Mësimi do të mbahet në 3 (tre) ndërrime, deri në përfundimin e punimeve, të cilat po kryhen në objektin në fjalë, tha z.Muharrem Krasniqi.
Ndërsa, Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi, uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e procesit të ri mësimor, duke ju dëshiruar fillim të mbarë, suksese dhe gjithë të mirat. Z.Kuçi tha se Qeveria Komunale në vazhdimësi e ka pasur dhe vazhdon ta ketë prioritet arsimin, kështu që investimet në arsim nuk do të kenë të ndalur, sepse investimi në arsim është investim në fëmijët tanë, në brezat e rinjë dhe në të ardhmen tonë të ndritshme që është Rinia.
Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi dhe Drejtori për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport z.Muharrem Krasniqi, gjatë vizitës së tyre nëpër Shkolla, uruan të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit per fillimin e procesit të ri mësimor 2013/2014. Nxënësve të klasëve të para, të cilët sot ulen për herë të parë në bankat shkollore, Kryetari Kuçi ju uroj nga zemra shumë suksese dhe fat në rrugën e tyre të dijes.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-language:EN-US;}