Pastaj vazhdoj vizitën në lagjen Miroc, ku po vazhdojnë punimet në përgatitjen e rrugës “Ulëza”, e cila do të asfaltohet gjatë ditëve në vijim. Projekti në fjalë bashkë financohet nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Po sot, Kryetari me bashkëpunëtorë vizitoi punimet në lagjen “Agim Ramadani”, ku po ndërtohet Distributori i Energjisë Elektrike – Trafo stacioni, i cili do të sigurojë energji elektrike të mjaftueshme për Junikun me rrethinë, respektivisht do të furnizoj me energji elektrike rreth 35 mijë banorë. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, i cili pos që do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për amvisnit e Junikut do të jetë një lajm i mirë edhe për bizneset dhe zhvillimin e veprimtarive të ndryshme të ekonomisë. Ky projekt është në partneritet në mes të Komunës së Junikut dhe KEDS-it dhe kap vlerën rreth 2 milion euro.
Kryetari z. Agron Kuçi dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë kësaj vizite inspektuese u ndan të kënaqur me ecurinë dhe cilësinë e punimeve dhe nga punë kryerësit u siguruan se punimet do të kryhen me kohë dhe me cilësi ashtu siç parashohin kushtet e kontratës.
Me qëllim të njoftimit nga afër me ecuritë e punëve të projekteve që po realizohen në Komunë, të financuara nga Komuna dhe donatorët, Kryetari Kuçi me bashkëpunëtorë vizitoi disa prej vend punishteve.
Së pari Kryetari z. Agron Kuçi me bashkëpunëtorë vizitoi vend punishten “Zhvillimi i Parkut Natyral Moronica”, projekt ky i cili financohet nga Komuna e Junikut dhe UN-HABITAT-i, me ç ‘rast u njoftua lidhur me ecuritë e punimeve.
Normal
0
false
false
false
SQ
X-NONE
X-NONE
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-ansi-language:SQ;}