Bazuar në nenin 8 të Ligjit i Punës Nr. 03/L-212, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 Për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Junikut me datë: 10.10.2013, shpallë:
KONKURS
Për pranim në marrëdhënie pune:
1. Mjek specialist – Internist, 1
2. Mjek specialist – Gjinekolog-e, 1
3. Mjek specialist – Pediatër. 1
Orari i punës i plotë.
Paga: 507
Kushtet: Specializimi i kryer nga dega përkatëse.
Në mungesë të kandidateve me kualifikimin e kërkuar përparësi do te kenë specialistet e mjekësisë familjare apo mjek i mjekësisë se përgjithshme.
Dokumentet e kërkuara: Certifikata mbi specializimin e kryer nga dega përkatëse, licenca e punës si dhe dokument identifikimi.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Procedurat e konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. Konkursi mbetet i hapur 15 dit pas publikimit ne mjetet e informimit. Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Kandidatët e interesuar mund t`i marrin aplikacionet për ç`do ditë pune në ndërtesën e komunës së Junikut në Zyrën për shërbim me qytetarë.
Udhëheqësja e personelit
Venera Shala