Sot nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Instituti për Planifikim Hapsinor, në sallën e Kuvendit Komunal, u mbajt shqyrtimi publik për planin hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna“,
Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi duke falënderuar Ministrin e Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor për përfshirjen e bjeshkëve të Junikut në panin hapësinor, ku kjo sipërfaqe përfshin 68 % të tërë territorit të Komunës së Junikut.
z. Kuçi kërkoj nga qytetaret e Junikut te cilët ishin prezent ne këtë shqyrtim, te analizojnë dhe te paraqesin kërkesat e tyre për te shtuar apo ndryshuar këtë plan.
z. Eqrem Kryeziu këshilltar i ministrit z.Ferid Agani, përshëndeti te pranishmit duke falënderuar komunën e Junikut për kontributin e dhënë për hartimin e këtij plani hapësinor.
Ndër të tjera tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do te mbështes edhe me tej Komunën e Junikut.