Sot, Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuqi, në një konferencë për media ka shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tij dhe të qytetarëve junikas lidhur me ndarjen buxhetore për Vitin 2016 për Komunën e Junikut, të bërë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se me këtë ndarje Komuna e Junikut është e diskriminuar sidomos te investimet kapitale. Ndarja prej 77 mijë euro për investime kapitale tregon qartë se do të dëmtojë rëndë jetën e qytetatëve të kësaj Komune. Z. Kuqi ka treguar se disa herë iu është drejtuar Institucioneve Qendrore lidhur me ndarjen buxhetore, duke kërkuar që të rishiqohet prapë buxheti për Komunën e Junikut, mirëpo deri me tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Nëse krahasojmë Komunat e tjera me Komunën tonë, del se ato kanë katër fish buxhet më të madh edhe pse kanë banorë më pak.
Andaj, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ndërmerr masa për ndryshim të buxhetit, unë jam i shtrënguar që bashkë me qytetarët të dalim në protesta para Qeverisë për të kërkuar mjete më shumë dhe trajtim të barabartë me Komunat e tjera.