Zv. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Rexhep Hoti sot vizitoj Komunën e Junikut duke u pritur nga i pari i kësaj komune z. Agron Kuçi. Vizita e tij ishte në përkrahje të Komunës së Junikut nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit e cila veçanërisht në fushat e trashëgimisë kulturore në restaurimin e kullave dhe objekteve tjera si “ Valavica” , ku zv. Ministri z. Hoti shprehu vullnetin e tij që në emër të Ministrisë të ndihmoj në restaurimin e “ Valavicës “ së vetme në rajon. Ky objekt në vete ka tri funksione të epokave të ndryshme : Mulliri me ujë, Sharra me ujë dhe përpunimi i leshit me ujë.
Kryetari i Komunës se Junikut z. Agron Kuçi shpalosi para zv. Ministrit projektin e një pallati kulturor i cili është i gatshëm në detaje dhe ka një dizajn që gërshetohet ne ambientin e Kullave të Junikut.
Edhe këtë projekt zv. Ministri Hoti u zotua që do ta përkrah dhe se shpejti pritet të nënshkruhet një memorandum që së bashku me Komunën të financojnë këtë projekt me karakter te veçantë kulturor dhe arkitektural.
Duke falënderuar zv. Ministrin Hoti i cili nder të tjera theksoj se Juniku ka dhënë shume për historinë dhe trashëgiminë kulturore kombëtare dhe meriton një përkrahje të veçantë institucionale.
Kryetari i Komunës dhe zv. Minsitri Hoti vizituan objekte te rëndësishme si bibliotekën Komunale, parkun “ Moronica” ,amfiteatrin natyror, qendrën rajonale turistike si dhe nënën e dëshmorit të kombit Gjeneral major Edmond Hoxha.